Luaj tani

Rregullore e zhvillimit të lojës promocionale “Pampers Shpërblen Blerësit Besnik”

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale “Pampers Shpërblen Blerësit Besnik” (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “Pampers” do të lançohet dhe zhvillohet nga data 11 Nëntor 2024 ora 00:01 deri më 11 Maj 2025 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktin Pampers.

Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale “Pampersh Shpërblen Blerësit Besnik” do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Gjatë fushatës promovuese konsumatoret mund të marrin pjesë në mbledhjen e pikëve “Pampers Shpërblen Blerësit Besnik” duke blerë një nga paketimet Pampers Premium formati Pants MEGA Box në paketim kartoni, sipas Tabeles Nr 1.

Për të marrë pjesë në mbledhjen e pikëve duhet të mblidhen kodet promocionale Pampers që gjenden brenda paketimeve Pampers Premium Mega Box që kane nje stiker komunikimi te ketij promocioni. Brenda çdo paketimi paketimi Pampers Premium Mega Box me stikerin komunikues të lojes promovuese, konsumatori do të gjejë një zarf me kodin promocional alfanumerike 7 shifrore (psh: W0EJ62Q) dhe ky kod duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajpampers.al. 1 kod i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë.

2. Kojëzgjatja e Lojës Promocionale

Regjistrimi i kodeve Pampers dhe përzgjedhja e dhuratave ne faqen zyrtare www.luajpampers.al do të jetë e mundur duke filluar nga data 11 Nëntor 2024 ora 00:01 deri më 11 Maj 2025 ora 23:59.

3. Regjistrimi i kodeve Pampers dhe Dhuratat për çdo pikë të grumbulluar

Gjatë fushatë promovuese në tregun shqiptar do të jenë të disponueshme në pikat e shitjes për konsumatorët 10’000 (nentemije) paketime Pampers Premium Mega Box që do të kenë të përfshirë në paketim dhe zarfin me kodin promocional Pampers. Produktet Pampers që kanë të përfshirë në paketim një kod të vlefshëm për regjistrimin në fushatën promovuese identifikohen nëpërmjet një stikeri të ngjitur mbi paketim. Një kod Pampers është i barazflefshëm me 1 pikë. Për çdo kod të regjistruar në faqen zyrtare www.luajpampers.al konsumatori grumbullon 1 pikë. Një konsumator mund të regjistrojë vetëm një herë një kod promocional Pampers.

Me 3 kode promocionale Pampers të regjistruara, konsumatori grumbullon 3 pikë që janë të barazvlefshme me 6 pako leter te lagur Pampers

3 pikë = 6 pako leter te lagur Pampers

Me 5 kode promocionale Pampers të regjistruara konsumatori grumbullon 5 pikë që janë të barazvlefshme me 1 furçë me bateri për fëmijë Oral-B

5 pikë = 1 furçë me bateri për fëmijë Oral-B

Me 7 kode promocionale Pampers të regjistruara konsumatori grumbullon 7 pikë që janë të barazvlefshme me 2 furça me bateri për të rritur Oral-B ose 1 Handmixer BRAUN

7 pikë = 2 furça me bateri për të rritur Oral-B ose 1 Handmixer BRAUN (konsumatori mund të përzgjedhë dhuratën)

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

Sasia totale e dhuratave në dispozicion gjatë periudhës së promocionit është 1100 copë e ndarë sipas zërave më poshtë:

• 6 pako leter te lagur Pampers = 200 cope

• Furçë me bateri për fëmijë Oral-B = 300 copë

• 2 furça me bateri për të rritur Oral-B = 300 copë

• Handmixer BRAUN = 300 copë

4. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesmarrjes në Lojë është e hapur për të gjithë konsumatorët 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje produkte “Pampers Premium Mega Box” me stikerin komunikues mbi paketim sipas Tabelës nr. 1 në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë.

Kushtet për pjesmarrje në lojë:

Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve promocionale Pampers Premium Mega Box, regjistrojnë kodin dhe japin të dhënat e tij\saj personale (si emër, mbiemër, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj) në faqen zyrtare të internetit të organiazatorit www.luajpampers.al.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë fushatë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi

Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 3 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Çdo kod promocional i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë. Një konsumator mund të regjistrojë një kod promocional Pampers vetëm një herë.

5. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në fushatën promovuese.

6. Përzgjedhja dhuratave

Në faqen zyrtare www.luajpampers.al, seksioni “Dërgo Kodin”, konsumatorit do i kërkohet të vendosë andresën e e-mail dhe kodin promocional të gjendur brenda paketimit Pampers Premium Mega Box të stikeruar me informacionin e fushatës promovuese.

Mbas proçesit të verifikimit të kodit promocional, konsumatorit do ti shfaqet një mesazh “Kodi u Pranua” dhe do i shfaqet faqja për të plotësuar të dhënat personale: emër, mbiemër, numër telefoni dhe qyteti.

Pas dërgimit të të dhënave në sistem, përdoruesit do i shfaqet një faqe e cila do të paraqesë opsionet:

1- Numri total i pikëve të grumbulluara;

2- Lista e dhuratave që mund të përfitohet me nivelin e pikëve të grumbulluara.

3- Sasia e dhuratave të mbetura në dispozicion.

Në këtë fazë, konsumatori mund të klikojë dhuratën në rast se do të përzgjedhë dhuratën ose të procedojë me grumbullimin e pikëve dhe përzgjedhjen e dhuratës ta kryej në një moment të dytë.

Në momentin që konsumatori përzgjedh dhuratën, konsumatorit i zbriten pikët e përdorura nga totali i pikëve të grumbulluara.

Për çdo kod promocional të regjistruar online, konsumatori duhet të ruaj kodin promocional te gjetur brenda paketimit Pampers si dhe kuponat tatimor të blerjes deri ne momentin e marrjes në dorëzim të dhuratës të përzgjedhur. Në rast verifikimi, konsumatorit mund to kërkohet që të dorëzojë me postë kodet promocionale te gjendura brenda paketimeve Pampers dhe/ose kuponat tatimor të blerjes.

7. Konfirmimi i dhuratës

Mbasi konsumatori përzgjedh dhuratën, organizatori njoftohet me anë të në e-maili. Në ketë moment organizatori kontrollon vlefshmerine e kodeve dhe të regjistrimit. Ne rast se kosumatori ka ndjekur hapat komfront rregullores, organizatori konfirmon dhuraten e perzgjedhur nga konsumatori. Ne kete moment emri i konsumatorit afishohet ne faqen e lojes “Fituesit”.

8. Njoftimi i fituesit

Mbasi konfirmohet dhurata, emri i konsumatorit afishohet ne faqen e lojes. Ne kete moment organizatori fillon procedurat per dorezimin e dhurates nepermjet Postes Shqiptare.

Shperndarja e dhuratave do te kryehet brenda 15-20 diteve qe nga momenti i konfirmimit te dhurates. Ne momentin qe organizatori ben dorezimin e dhuruates tek Posta Shqiptare, fituesi do te njoftohem me ane te nje SMS ku do i behet me dije filiali i Postes Shqiptare ku duhet te paraqitet per marrjen ne dorezim te dhurates si dhe numri i gjurmimit te pakos.

9. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

10. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

11. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

12. Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

13. Të ndryshme

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të ndryshuar një apo disa nga kushtet e kësaj Loje duke marrë miratimin paraprak të institucioneve përkatëse.

Tabela Nr.1

Lista e Produkteve Pampers Premium Mega Box, pjesë e lojës promovuese